Shkruan:
Xhafer Shatri
Në Ditën e shtetësisë së Serbisë (15 – 16 shkurt), kryetari i saj, Vuçiq, dekoroi Richard Grenellin, me Urdhërin më të lartë që shefi i shtetit serb dekoron personalitete të ndryshme që nuk janë shefa të shteteve.
Sipas medieve serbe, Richard Alen GRENEL dekorohet nga kryetari i Serbisë për “merita të posaçme për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësore dhe marrëdhënieve miqësore në mes Republikës së Serbisë dhe SHBA-së…“
Nuk është çudi, sepse Richard Greneli i ka bërë Serbisë shërbime të mëdha: Në cilësinë e emisarit special të presidentit amerikan, ai ishte ndërmjetësues krejt i njëanshëm. Ai nuk e mshihte fare simpatinë për Serbinë dhe arrogancën e cinizmin ndaj shtetarëve të Kosovës.
Më vonë doli se ai ishte lobist i Serbisë që paguhej shtrenjtë.
Greneli gjatë dy vjetëve, sa ishte ndërmjetësues, u përpoq, me mish e me shpirt, ta copëtojë Kosovën dhe, në emër të Amerikës, t’i realizojë aspiratat agresive të Serbisë.
Kur nuk arriti ta bindë kryeministrin Kurti që të vallëzojë sipas notave të tij mercenare, Grenelli shfrytëzoi disa maskarenj të LDK-së, që ta prishin koalicionin dhe ta rrëxojnë qeverinë e Kosovës.
Ishte ky një skandal i pashëmbullt në marrëdhëniet mes shteteve.
Çka është edhe më keq, metodat staliniste të Grenelit, në një farë forme, po përsëriten edhe sot.
Në pikëpamjen time, ndaj tipave të tillë që shkelin si nëpër lloq mbi interesat jetike të një populli, nuk duhet me pasë asnjë konsideratë. Sepse ata në këso rastesh nuk përfaqësojnë Amerikën, por xhepin e tyre.
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.
Be the first to comment