Miku i madh i kombit shqiptar dhe ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka deklaruar në Klan Kosova se Serbia është shumë e përgaditur në krijmin dhe shpërndarjen e propagandës, ndërsa Kosovës i mungon një gjë e tillë.
“Unë mendoj se ekziston një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë – sa kohë do të zgjatë ajo rrugë, unë nuk mund ta them. (…) Unë njoh ndonjë William Walker të sotëm. Nuk njoh dikë në Departamentin e Shtetit Amerikan që ka njohuri për atë që ka ndodhur në Kosovë – se çfarë ka rrjedhur deri në shpalljen e pavarësisë së këtij vendi. (…) Serbët janë shumë të mirë në bërjen e propagandës. Ata për Masakrën e Reçakut thonë se unë ua kam veshur ushtarëve të vrarë të UÇK-së, rrobat e civilëve. Ndërsa ju nuk e keni një ministri që tregon për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe më vjen keq për këtë gjë. (…) Është mjaft e qartë se çfarë dëshiron populli i Kosovës (përfshirë minoritetet). Mirëpo Beogradi është në pozitë më të favorshme sesa ju”.
William Walker
Burim: Zona B / Klan Kosova
Be the first to comment