Zijah Shemsiu dhe veprimtaria e tij atdhetare

Shkruan:
Dr.Sc.Bedri Muhadri

Personaliteti historik i Zijah Shemsiut shfaq eksponentin mé emblematik të demonstratave të vitit 1981. Zijah Shemsiu lindi më 1 korrik 1950 në fshatin Përlepnicë të komunës së Gjilanit. Pasi mbaroi shkollimin për mësues (Normalen) në Gjilan, mori rrugën për kurbet për ti ndihmuar sadopak familjes.

Zijah Shemsiu ishte i ngritur lartë për çështje kombëtare që në moshë të re. Veprimtaria politike e Zijah Shemsiut me përmbajtje atdhetare zë fill që nga demonstratat e vitit 1968. Shpërthimi i demonstratave në Kosovë më 1968 Zijahu ishte në mesin e demonstruesve mé té zéshmit té atyre manifestimeve. Në vitet e shtatëdhjeta, Zijah Shemsiu kishte mërguar në Zvicër ku veprimtaria patriotike e kishte bashkuar me njërin nga veprimtarét e Mërgatës shqiptare, Kadri Zeka me té cilin njiheshin shum mé heret dhe té cilit i ndihmoi edhe né shum qéshtje private mbasi qé Kadriu ishte si fillestar i ri né kushte té reja té jetés né mérgim.

Shpërthimi i demonstratave në mars-prill 1981, në Kosovë, e gjen Zijah Shemsiun të përgatitur për tiu përgjigjur kërkesave të popullit. Nga kujtimet e një bashkëpunëtori të Zijah Shemsiut Zahir Kamberi rrëfen kështu për Zijahun. “Ai gjendej aty ku rreziku ishte më i madhi” Pas demonstratave të përgjakshme të vitit 1981, kur në Kosovë mbretëronte një situatë e nderë, në Cyrih, ambasada Jugosllave për të festuar festën e nëntorit të vitit 1981 kishte organizuar koncert me paraqitje të grupeve serbo-shqiptar nga Kosova, në ish klubet deri më atëherë të përbashkëta me këngë “të kombësive dhe kombeve…”. Në atë koncert ishte dhe Kadri Zeka, i cili the se ky koncert nuk duhej lejuar. Pasi filloi koncerti me një këngë shqipe, dhe kur pastaj vazhdoi me këngë serbe, Zijahu brofi dhe brohoriti: “Këtu s’ka véllazérim-bashkim pa u bërë Kosova Republikë”. Pastaj me të u bashkuan të gjithë të pranishmit ndërsa ai me shpejtësi vrapoi aty ku ishte ngritur flamuri jugosllav, e shqeu atë dhe nën ritmin e instrumenteve e detyroi edhe orkestrën të brohorasë “Kosova Republikë” . Zijah Shemsiu në periudhën kohore 1981-1983 në shumë vende të Evropës si në Bernë, Gjenevë, ka organizuar tubime masive të shqiptarëve për të realizuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Zijah Shemsiu shumë ishte i dalluar si një personalitet me virtyte të larta kombëtare. Zijahu bëhet anëtar i Komitetit drejtues të organizatës së LRSSHJ ku në përbërje ishte edhe Hasan Mala Xhafer Shatri, Saime Isufi, Kadri Abdullahu e tj. Organizata LRSSHJ u formua me 14 gusht 1982. Kjo organizatë u formua nga organizatorët e mëparshëm të organizatave të ndryshme ilegale që vepronin jashtë vendit (në Perëndim). Ky bashkim u arrit pas një pune dhe aktiviteti të dendur te ilegales. Kjo organizatë ka udhëheqjen qendrore, pjesë të së cilës gjenden në vend dhe në Perëndim.

Organizata vepronte sipas sistemit të“ treshes“ që në të thellësisht diktojnë ligjet e konspiracionit të thellë. Duhet të jepen emra individësh të rinj për organizatë etj. Pjesëtarët pasi veprojnë në konspiracion duhet të kishin edhe nofka. Zija Shmesiu e kishte nofkën Sefë, Hasan Malaj “Skenderi”, Nuhi Berisha “Hajro”etj.

Qëllimet e veta veprimtarët e Organizatës “LRSSHJ”, donin ti realizonin përmes kryengritjes së armatosur, sipas doktrinës: Luftë e përgjithshme popullore, deri në fitore. Kontaktet me popullin ishin të patjetërsueshme. Lypsej një organizim si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Skenat e luftës patjetër duhej plotësuar pa marrë parasysh sakrificën e mundshme.

Organizator dhe pjesëmarrës i demonstratave kundër UDB-së

Në vitin 1982, atëherë kur u pa e nevojshme që të koordinohen punët edhe më mirë me Kosoven, kur u pa e domosdoshme që të dërgohet edhe material propagandues për padrejtësitë që i bëheshin në Kosovë ndaj shqiptarëve, përsëri Zijau ishte ai i cili ngritej i pari duke thënë: “këtë punë ma leni mua, se askush s’mundet ta kryej më mirë se unë!” Në këtë kohë Zijahu brenda një vit e gjysmë shkon disa hera në Kosovë, duke bartur me vete libra, revista si dhe armatim. Sidomos për dërgimin e armatimit ishte ai veté i interesuar dhe shumë i lumtur. Ishte shumë i vetëdijshëm për rrezikun që kishte përpara, mirëpo dashuria për atdheun dhe vullneti i fortë e bënin të mos ndalej. Zijah Shemsiu gjeti mbështetje të fortë së pari tek familja e tij e cila e tëra u angazhua në aktivitetet patriotike. Familja e Shemsiut e tëra ishte e angazhuar në aktivitetet të shpërndarjes së materialit, duke përdorur edhe makinat e tyre, si traktor e qerre për të shpërndarë materialin e LRSSHJ. Nga shtëpia e Hasan Shemsiut babai i Zijah, Fetah dhe Shaban Shemsiut, pandërprerë shpërndahej material propagandistik anekënd Kosovës së bashku me ta Nuhi Berisha ku ishte arritur njé bashkim i grupeve edhe mbrenda né Kosové.

Zija Shemsiu merr pjesë në të gjitha demonstrata të organizuara në periudhën 1981-82, në Gjermani, Bruksel, Bernë, së bashku me veprimtarét tjerë si Hajdar Sdria, Adem Sadria, Hasan Mala, Isa Uruçi, Hasan Azemi, Hysen Fetahu, Sami Kurteshi, Saime Isufi, Qamil Isufi e Kadri Zeka. Me rastin e kremtimit të “Komemoracion nderit për vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës”, në Zvicër, nga LRSSHJ Zijah Shemsiu kishte bërë aktivitet të dendur në mërgatën shqiptare, në kujtim të lavdisë sa më dinjitoze të këtyre ideologëve të pavarësisë së Kosovës. Zijahu kishte ngjitur pllakate në muret e qytetit, në të cilat shkruante “UDB-ja i kishte likuiduar”, mbase thellësisht i bindur më masat që mund të ndërmerrte UDB-ja jugosllave, për ti paraqitur se gjoja janë vrarë për qëllime hakmarrje individuale dhe ideologjike. (vërejta jonë Bedri. Muhadri).

Zijah Shemsiu kishte bashkëpunëtorë të shumtë që nën idealin e tij edhe iu bashkangjitën Zijah Shemsiut në veprimtari kombëtare. kështu mërgimtarët si Nuhi Muhadri, Rasim Kryeziu, që vepronin në kuadër të LRSSHJ, në mënyrë aktive morën pjesë në demonstrata që u organizuan në Perëndim. Përveç që merrnin pjesë aktive në to, ata edhe në mënyra të tjera i ndihmonin ato, në aspektin e përgatitjes, të organizimit dhe të mbajtjes së tyre në Gjenevë, në Bernë, në Cyrih, në Munih, në Bazel, në Frankfurt e në vende të tjera. Në demonstratat që u mbajtën me 11. 04. 1981, ku morën pjesë mbi 300 veta. në qytetin e Cyrihit në Zvicër, Nuhi Muhadri udhëhoqi kolonën e demonstruesve dhe incizoi atë me videokamerë, por një gazetarë serb, që sigurisht punonte në ambasadën jugosllave ati ju moré aparati fotografike me dhunë nga Nuhi Muhadri.

Zijah Shemsiu, së bashku me Sali Bashën, kanë kaluar disa herë ilegalisht në Kosovë dhe kanë sjellë material propagandistik të konsiderueshëm pér tiu kundérvu propagandes antishqiptare qé béhej népér mes mjeteve té shtypit Jugosllav,si dhe armé,Salih Basha rréfen pér Zijah Shemsiun késhtu:Kur kalonim kufirin ilegalishté népér male me boré,ta keshé Zijah Shemsiun para veté-vehtés né rrezikime té tilla mbetesh pa fjalé, mé shkonte mendja te Filmi Shqipétar“Rruga e Shkronjave“.

Më 9 tetor të vitit 1983, Zijah Shemsiu dhe bashkëpunëtori i tij Sami Kurteshi nga Gjilani duke ardhur për Kosovë për të kryer detyrën e shenjtë kombëtare, u arrestuan në afërsi të Beogradit. Te këta dy veprimtarë u gjet material propagandistik né mas shum té madhe,si dhe armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara shqiptare në ish Jugosllavinë. Policia serbe sekuestroi shumë materiale në dy valixhet e tyre, dhe në bartje të tjera prej çantash plasmasti. Kështu u gjetën katër pako përplot eksploziv plastik të peshave 250 gramësh, me forcë bukur të madhe shkatërruese. Pastaj detonator me fitila me djegie të ngadalësuar, të cilat ia mundësojnë kohën e mjaftuar për ta siguruar vetëmbrojtjen apo largimin me kohë ne cak të duhur. U gjet edhe automatik i kalibrit 9 mm,i prodhimit italian, pistoleta “Mitrag”, pistoleta “Valter”, e kalibrit 9 mm, të prodhimit gjerman dhe shume plumba fishek., dy maska për fytyrë. Po ashtu u gjet edhe Revista “Zeri i Kosovë, me 1.700 ekzemplar, botim i vitit 1983, nr. 6, si dhe disa vepra publicistike të autorëve shqiptarë, që ishin të ndaluara në Kosovë.

Torturat ndaj Shemsiut ishin më se të tmerrshme.Pas njé muaji e gjysmé u bé edhe arrestimi i tetë anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti (pesë nga familja Shemsiu) dhe dënimi i tyre me burg të rëndë, e gjymtoi në masë të madhe riorganizimin e lëvizjes ilegale të asaj kohe. Zijah Shemsiu, kur u arrestua e dërguan në një zyrë té Burgut Qéndror té Beogradit“CZ“. Në atë zyrë e prisnin gjelatét e UDBsé.-Ti je ai i cili po e mbushë Kosovën me material propagandistik dhe armë,-ti je ai i cili riorganizoné demostrata prapé né.Kosové. Edhe pse Zijahu ishte i vetëdijshëm për situatën që gjendej, iu përgjigj me vendosmëri: “Unë do të bëjë vetëm atë që më urdhëron ndërgjegjja ime”.

Torturat e bëra ndaj Zijahut ishin më se të tmerrshme. Organet e hetuesisë në Beograd me precizitet identifikuan Organizatën “LRSSHJ” dhe protagonistin kryesor të saj, “terroristin Zija Shemsiu” siç e cilësonin organet e hetuesisë. Organet e zbulimit në Beograd, Kadri Zekën dhe Zijah Shemsiun i konsideruan si organizatorët kryesor të demonstratave në Perëndim. Organet e zbulimit nga Beogradi, Zijah Shemsiun e shpallën instrumentin kryesor të Organizatës “LRSSHJ” qëllimi i së cilës ishte: “Shkatërrimi i RSFsé Jogosllavisë.

Gjygji i qarkut në Beograd, me 24 maj 1984, para turpit gjykues, u mbajt proces gjyqësor kundër të akuzuarëve: Zijah Shemsiu e Sami Kurteshi, për shkak të veprave penale nga neni 114 dhe 136, alineja 1 të LP-së të RSFJ-së, Fetah Shemsiu, Hasan Shemsiu, Shaban Shemsiu dhe Taip Zeka, për shkak të veprave penale nga neni 114 dhe 136 alineja 2 të LP-së të RSFJ-së. Pas përfundimit të aktgjykimit ka shpallur këtë aktvendim. Aktakuzë për vepër penale Bashkim dhe Veprimtari kundërevulocionare rrezikim të Rendit shoqëror dënoi: Zija Shemsiun me 13 vjet vuajtje dënim burgu, Sami Kurteshin me 9 vjet, Fetah Shemsiun me 5.6 vjet, Taip Zekën me 5.6 vjet, Hasan Shemsiu me 4 vjet, Shaban Shemsiu me 4 vjet.

Në proces Zijah Shemsiu tregoj sakrificë të një veprimtari të devotshme të çështjes kobtare. U përpoq që tërë barrën e përgjegjësisë që do ti mviheshin nga Gjykata Serbe, ta merrte mbi vete. Ai deklaroj, se Sami Kurteshi nuk ishte ne dijeni për atë së unë po bartja armë. Atë e kam takuar rastësisht në udhëtim etj. Pra trupi gjykues Zijah Shemsiu, së bashku me Sami Kurteshin kanë thënë se ata nuk pendohen për veprat e kryera, porse do të luftojnë edhe më tej për realizimin e qëllimeve të organizatës së cilës i takojnë. Zijah Shemsiu, nuk ndaloi në asnjë qastë veprimtarin kombëtar. Kështu si edhe shumë të burgosurë të tjerë shqiptarë për kauzë kombëtare, vepronin edhe ne rrethana të vuajtjes së dënimit në burg. Zija Shemsiu me Hydajet Hysenin, Ali Lajçin,Bajram Kosumin dhe Gani Kocin po punonin edhe pas grilave të burgut të Beogradit të CZ-së. Ata e shkruan librin me titullin “Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundër-revolucionare”.

Librin në fjalë të firmosur nga pesë autorë.

“Mbytja me torturë”

Më 5 maj të vitit 1985, familjes Shemsiu në Prelepnicë të Gjilanit i erdhi kumti i zi nga Burgu i Beogradit. Një ditë më parë ishte vrarë Zijahu, djali 35 vjeçarë i kësaj familje. Familja e Zijah Shemsiut, babai Hasan Shemsiu ndodhej në burg bashkë me djemtë Fetahun, në burgun KPD-om “Zabel” të Pozharavacit, dhe Shabanin në burgun CZ- të Beogradit. Një ditë më vonë vjen edhe trupi i pajetë i Zijahut. Vitit 1985, sikurse të gjitha vitet pas 81-ës, karakterizohej nga një terror i egër shtetëror serb mbi shqiptarët ndërkohë që një atmosferë frike dhe tensioni, e përhapur nga regjimi, kishte kapluar tërë Kosovën. Prandaj edhe varrimi i Zijahut në fshatin e tij të lindjes bëhet natën, pothuajse në ilegalitet. Kështu pas një jetë të mbushur përplot aksion, vrull e luftë, në Atdhe e në mërgim, Zijahu që nuk kishte mundur të gëzonte jetën në tokën e tij, arrin të prehet përjetësisht në truallin e vendlindjes së vet, i rënë në altarin e atdheut, për bërjen e të cilit që në rininë e hershme nuk i kishte rreshtur përpjekjet. Pushteti pushtues dhe jo kombëtar u përpoqën të mos lejon askënd që të marrë pjesë në varrimin e Zijah Shemsiut.

Pushtuesit – udhëheqësit e asaj kohe u përpoqën të mbanin mbledhje në Prishtinë, Gjilan e Përlepnicë duke frikësuar popullin që t’i shmangej pjesëmarrjes në varrimin e Zijahut. Por, ashtu siç di populli ynë të çmojë veprën e lartë të bijve të tij më të mirë, ashtu diti ta përcjell edhe Zijahun atë ditë. Me pjesëmarrje masive, me kurorë lulesh të freskëta.

Gazeta qendrore e qytetit të Lozanës në Zvicër “le Matin” me titull U vra nga policia Jugosllave” duke përshkruar personalitetin e ngritur patriotik të Zijahut, gazeta me rastin e varrimit të Zijah Shemsiut shkruan “ Me dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në varrimin e Zijah Shemsiut në Prelepnicë dhe të gjithë janë betuar mbi varrin e tij” . Personaliteti historik kombëtar i Zijah Shemsiut është nderuar dhe është bërë frymëzim i ardhmërisë së Kosovës. Njësit ushtarake të UÇK kanë bartur emrin e tij, dhe me idealet e tij kanë rënë ushtarë të Luftës së UÇK e cila solli formimin e Republikës së Kosovës.

Me rastin e njëzetvjetorit për kujtim nderimi që u mbajt për Zijah Shemsiun në sallën e teatrit kombëtar në Prishtinë, nga referati i gjen. Agim Qekut, thuhet:”… figura e Zijah Shemsiut është shumë komplekse dhe, ai i takon radhëve të para të ushtarakëve të stërvitur për luftë për çlirimin e Kosovës…”.

Vepra e Zijah Shemsiut, krahas veprës së shumë bashkëveprimtarëve të tij, objektivisht paraqet fillimet e rrugës së shtruar për luftën që një dekadë pas vrasjes së tij do ta vazhdojnë trimat e UÇK-së.

Burim: https://proinformacion.com/2018/01/zijah-shemsiu-dhe-veprimtaria-e-tij-atdhetare/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*