Baca i kryengritjës

Adem Istrefi

( Ndryshe si mund të quhej Hasan Prishtina )

Kur ia vranë kryengritjes bacën

Thanë ia shuan lirisë gacën…

Mbi shtratin e një topi po vjen

i mbështjellë me flamur rrethu me dashuri

Nga një cep Jugu në një cep në Veri

 

Mbi shtratin e një topi

e në shpirtin e një kombi

 

Po hyn i gjallë

Po vjen me u çmallë…

 

S’dimë ku të të pushojmë

S’dimë ku të të mbajmë

Çdo pëllëmbë shqiptare ta ka botxh një varr

 

Se në atë dhe të huaj të ftohtë e të zi

Një fije bar a një gjethe në degë

S’ta tundnin erërat mbi varr

 

E s’vinte Shqipëria me nëna e bij

Të të mbillte lule e këngë përmbi…

 

Burimi: Vëllimi ” Pasha këtë dhe”, Tiranë, 1982 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*