GRABITÇARËT E MËDHENJ MUND TA KEQPËRDORIN “BALLKANIN E HAPUR“

Shkruan:
Xhafer Shatri

Në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze “Pobjeda“, Tomaš Pojar kryekëshilltar i kryeministrit të Çekisë, ndër të tjera, deklaroi:
Fqinjtë do të duhej ta ndihmojnë njëri tjetrin. Por gjithnjë duhet ta keni në mendje se cilat janë synimet e fqinjve tuaj dhe regjimeve të ndryshme, prandaj bashkëpunimi nganjëherë mund të jetë shumë sfidues ose edhe i pamundur.
Natyrisht, duhet synuar stabilitetin, por fqinjtë duhet të sillen mirë dhe nuk do të duhej të kenë synime grabitçare ndaj njëri-tjetrit.
Çdo shtet duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur lëshohet në forma të ndryshme të bashkëpunimit, sepse nganjëherë edhe idetë e mira mund të keqpërdoren…
Kështu mund të jetë edhe rasti me “Ballkanin e hapur“, të cilin grabitçarët e mëdhenj mund ta keqpërdorin kundër më të vegjëlve e më të dobtëve…
Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*