Ideja (gjeniale) për të dalë nga ngërçi

Shkruan:
Xhafer Shatri

Mendo e çmendo, cillu e pështillu, bjer e mos flej, dikur kah ferku i sabahut më erdhi, apo thënë më mirë, Ai, Atje Neltë, ma dërgoi hazër idenë e mrekullueshme për ta shpëtuar Kosovën tonë nga ngërçi, nga thatësia dhe nga ngrica (e ideve)!

Qenka fort e thjeshtë:

Glauk Konjufca duhet të kalojë nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe u zgjidh problemi! Le t’ia japin librezën, le ta thërrasin në forume, le ta ndëgjojnë edhe mendimin e tij, le t’ia ndalojnë të flasë herezi, le t’ia caktojnë dy kontrollues ditën, që të mos ketë të drejtë të flasë asgjë pa lejen e tyre; në mëngjes Agim Veliun, pasdite Skënder Hysenin, ndërsa në mbrëmje Lutën. Kam ndëgju se Luta, ashtu si Skënda, kur e ka një gotë përpara të kënaqë muhabet.

Glauku le të flasë vetëm për Hegelin, ndërsa Luta muhabetin e preferuar për akomodimin e minoritetit serb…
I lumi unë për veti: edhe e shpëtova Kosovën edhe do ta marr, sigurisht, një dekoratë meritore nga presidenti Bali Katravella.

Dekoratën do të ma sjellë në Gjenevë, kush tjetër pos Evlia Çelebiu! Alias Ismail Syla, ky mjeshtër i lëmimeve dhe i rrafshitjeve.

Miq,
Zoti e bekoftë dhe e shpëtoftë Kosovën tonë!
Zoti i bekoftë aleatët tanë gjeostrategjikë dhe gjeopolitikë!
Zoti ua theftë qafën armiqve dhe dashakëqinjve tanë!

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*