Jusuf Gërvalla ka qenë burrë i detyrës dhe i luftës për një ideal

Shkruan:
Maxhun Smajli

Të dashur dhe të respektuar bashkatdhetarë, do theksuar që në fillim, se veprat e Jusufit, me gjithë bukurinë, mjeshtërinë e tyre, do të kishin mbetur pothua të panjohura për ne po të mos e kishin marrë përsipër bashkëshortja, Syzana dhe vajza, Donika, për t’i botuar. Të mbledhura në katër vëllime, me 1076 faqe, prej tyre; 283 faqe me poezi, 242 faqe prozë dhe 551 faqe publicistikë të ndara në dy vëllime, kanë quar në vend amanetin dhe vullnetin e Jusufit. Ato japin ide të plota të meritave të njeriut patriot, e intelektual, të letrave dhe të artit. Jusufi përmes këtyre veprave dhe veprave tjera që mbesin për t’i sistemuar e botuar, mbeti një nga përsonalitetët më poliedrikë të kulturës shqiptare.

Kjo figurë madhore, ishte mbartës, përçues e përcjellës i një modestie, aq të jashtëzakonshme dhe thellësisht njerëzore e po kaq admiruese. Ai, zotëronte artin për të ndezur tek njerëzit zjarrin e shenjtë të punës me familjaritetin, me të cilët kur i paraqitej rasti, dinte t’u drejtohej njerëzve më të thjeshtë sikur të ishin shokët e Tij. Dhe, me këtë art ngjallte tek ata një vrull shumë të madh. Andaj, edhe ishte inspirim atdhetar për shqiptarët. E, po kështu ishte inspirim edhe për shpirtin tim rinor.

Për të mbetur brenda hapsirës kohore, skalita këtë shkrim kaq të shkurtër, pa pretendime të gjeja metafora, krahasime, simbole a figuracionin gjuhësor, për ta dhënë në dimensione të zmadhuara, e jo reale figurën e tij.

Gjatë leximit të këtyre vëllimeve, më shfaqen përsonaliteti i autorit, përplasjet dhe përpëlitjet e tij. Derisa, në rilexim këto vëllime i shoh në rrafshin e aktit krijues, të punës sizifiane në ngritjen e arkitekturës shpirtërore-imagjinative; pra ka të bëjë me vlerat, me artin. Po të elaborohen me kujdes këto vlera, vëren se poeti shtron edhe problemin e gjeniut tonë krijues, individualitetin e tij të formatit të një Lasgush Poradeci, prania e të cilit hetohet dendur jo vetëm në leksikun, por edhe në elementet përcjellëse të aktit krijues të Jusuf Gërvallës. I mbështetur në njohjen e poezisë moderne, ky ngre para së gjithash çështjën e gjuhës poetike, magjinë mahnitëse.

Ky epizëm kaq madhështorë i ngjizej njësh me mëndjen, zemrën dhe shpirtin e Jusufit, ashtu si shkëmbi lidhet me malin. Vend të veçantë kishte edhe lirizmi i thekshëm e i hollë, si fiskaj burimi të kristalt, që zëjnë vend lëndinash e zabelesh agimesh e përëndimësh, derdhur të gjitha këto në mbi 20.000 fjalë poetike.

Në këto libra gjeta historianin, poetin e shkrimtarin, që zbulon periudhën e rëndësishme të kohës në të cilën jetoj autori. Një kohë ndryshe nga kjo që e jetojmë sot. Jusuf Gërvalla, ka qenë burrë i detyrës dhe i luftës për një ideal, në altarin e të cilit ka sakrifikuar çdo gëzim të jetës.

gjithë jetës së vet, me gjithë studimet, mbrehtësinë e jashtëzakonshme dhe sakrificat e shumta, nuk pati fatin të realizonte ëndërrat e tij të mëdha për të mirën e atdheut. Ai, ishte pjellë e tri qytetrimëve; Dukagjinit ku ai lindi, Kosovës ku arriti famë dhe Gjermanisë, ku u hyjnizua dhe vdiq.

Burim: https://www.botasot.info/diaspora/1219824/jusuf-gervalla-ka-qene-burre-i-detyres-dhe-i-luftes-per-nje-ideal/?fbclid=IwAR3RHQSfawyBBtWroyneydZFLPdFs1Skud7PkzzV1L6oLkb-c--L0JucD84

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code