Drejtësia e përdhunuar e Hashim Thaçit

Shkruan:
Xhafer Shatri

Sot Gjykata e krimeve të rënda paskesh dënuar me 41 vjet burg dhe mbajtje të detyrueshme psikiatrike 8 shqiptarë, gjoja si pjesëtarë të organizatës fiktive “Syri i popullit“ :

  1. Avni Llumnica, 12 vjet burg
  2. Sadri Ramabaja, 5 vjet,
  3. Halim Halimi,  3 vjet,
  4. Behxhet Luzha, 2 vjet,
  5. Bajrush Konjusha, 3 vjet
  6. Rexhep Toplana, 2 vjet
  7. Ragip Sallova, 4 vjet dhe
  8. Murat Jashari, me 10 vjet burgim psikiatrik.

Për këtë proces politik të inskenuar, fillim e mbarim, nga jeniçerët e Hashim Thaçit kam shkruar gjerësisht vitin e kaluar në analizën me titull: Në kthetrat e Prontomafisë.

( Shih vegëzat e mëposhtme:)

Në kthetrat e Prontomafisë (1):
https://xhafershatri.info/pronto-pjesa-1/
Në kthetrat e Prontomafisë (2):
https://xhafershatri.info/pronto-pjesa-2/
Në kthetrat e Prontomafisë (3):
https://xhafershatri.info/pronto-pjesa-3/
Në kthetrat e Prontomafisë (4):
https://xhafershatri.info/gozhdimi-i-sadri-ramabajes-ne-kryqin-e-shikut/
Në kthetrat e Prontomafisë (5):
https://xhafershatri.info/gjykata-vend-per-shfaqje-teatrale-te-deshmitareve-te-rrejshem/

Në gjithë këtë rrokopujë gjyqësore vetëm një gjë kishte të vërtetë: Murat Jashari kishte tentuar të vriste Azem Vllasin, një avokat të nderuar e ish-politikan që nuk i dilte askujt në udhë.

Në fakt, Murat Jashari i sëmurë rëndë, ishte nxjerrë nga spitali psikiatrik, në Friburg të Zvicrës, dhe duke qenë në atë gjendje, ishte akorduar dreqnisht për të kryer aktin kriminal. Prapa këtij akti të rëndë qëndronin prej fillimit e deri në fund eksponentët e Shikut, të implantuar në strukturat e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.

“Faji“ i Murat Jasharit ishte se, disa vite më parë, u kishte dërguar letra publike krerëve të Prontomafisë dhe ata për t’iu hakmarrë përdorën organet e shtetit për ta futur në kurthë dhe pastaj edhe në burg prej nga zor se do te dalë i gjallë. Është kjo një hakmarrje e egër e mafiozve në kupolën e shtetit, vetëm pse Murat Jashari kishte zbuluar njërin prej krimeve më të rënda të bandës së Hashim Thaçit, vrasjen mizore të tribunit, Behadin Allaçi.

Por Hashim Thaçi me shokë nuk u mjaftuan vetëm me kaq. Në këtë kurthë futën edhe e njerëz të tjerë, sepse “organizata“ nuk mund të ishte vetëm prej një njeriu…

Me arrestimin dhe dënimin e Sadri Ramabajës, kurthnaja gjyqësore e Prontomafisë mori dimensione krejt të tjera. Përmes Ramabajës ata synonin dy objektiva: së pari, t’ia mveshin atij të gjitha komunikatat e pista të të ashtuquajturit Shtab i përgjithshëm i UçK-së dhe të të ashtuquajturës Drejtori politike e saj, të cilat janë bërë objekt serioz hetimesh të Gjykatës Speciale dhe, së dyti, të implikojnë Lëvizjen Vetëvendosje në akte gjoja terroriste për të ndaluar pastaj me ligj ekzistencën dhe aktivitetin politik të saj.

Jam krejt i sigurt se në momentin që do të ketë një sistem të mirëfilltë të drejtësisë në Kosovë, e ajo ditë do të vijë patjetër, krrupnaja gjyqësore e njohur me emrin “Syri i popullit“ dhe jo vetëm kjo, do të zhveshet plotësisht dhe shumë shikistë e funksionarë shteti do të përfundojnë atje ku e kanë pasur vendin kaherë: në burg.

Shkrimi është i mbrojtur, në rast kopjimi duhet të shënohet burimi dhe të mos ndryshohet përmbajtja e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


*

code